Një akt i rëndë dhune ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të qytetit të Konispolit, ku katër të rinj kanë dhunuar një maturant dhe kushërirën e tij 12-vjeçare.
Sipas raportimeve, N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjeç, nga fshati Shëndelli, kanë dhunuar me sende të forta shtetasin E. K., 18-vjeç dhe kushërirën që ndodhej në makinë me të.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që dy personat e dhunuar ndodheshin brenda makinës, ndërkohë që autorët janë afruar të pajisur me mjete të forta, dhe kanë nisur sulmin barbar ndaj të rinjve. Për pasojë, 18-vjeçari E. K., ka marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.
Autorët nuk kanë kursyer as makinën e të dhunuarve, duke e goditur me sende të forta dhe i shkaktuar asaj deformime të mëdha. Pas sulmit, 18-vjeçari dhe kushërira e tij janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 4 personat e përfshirë në këtë ngjarje, ndërkohë që rrethanat e sherrit janë ende të paqarta.
Shkrimi u mor nga TVA News!