Qytetari në Shkozë denoncon: Zhurmë, tym e rrezik për fëmijët, askush s’na përgjigjet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.11.2025, 16:04

Një qytetar nga zona e Shkozës ka denoncuar përmes një video-mesazhi një godinë të ndërtuar pa leje, e cila sipas tij po u shkakton banorëve probleme serioze. Qytetari, i cili kërkon të mbetet anonim, thotë se objekti është ngritur pa asnjë dokumentacion ligjor dhe ka zënë hapësirat publike përreth pallateve, duke penguar edhe hyrjen e dritës në banesat e tyre. “Tre kate pallati na i kanë bllokuar, nuk futet më diell në shpi dhe kemi lagështi të madhe”, shprehet ai.

Banori deklaron se prej muajsh banorët janë shqetësuar nga zhurmat e vazhdueshme dhe aktivitetet që zhvillohen aty, sidomos nga një lavash që sipas tij nuk mbyllet asnjë ditë. Ai ka dërguar video ku dëgjohen zhurma të forta dhe shihet tym që ngrihet nga godina, duke pretenduar se fëmijët e lagjes janë helmuar nga ndotja e ajrit dhe se tymi depërton drejtpërdrejt në banesat e tyre. “Zhurmë, tym, rrëmujë… po na helmojnë fëmijët”, shprehet ai në denoncimin e tij.

Qytetari thotë se ka kontaktuar disa herë me Bashkinë dhe IKMT-në, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndaj i është drejtuar mediave për ndihmë. Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve për mbylljen e aktivitetit dhe prishjen e ndërtesës pa leje, duke theksuar se situata ka dalë jashtë kontrollit. “Na ndihmoni ju, se ju e keni treguar që i vini hakut këtij vendi”, është apeli i tij i fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit