Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vorë–Tiranë. Sipas specialistëve të qarkullimit rrugor, rreth orës 05:20, drejtuesi i automjetit me inicialet E. K., 43 vjeç, ka përplasur një këmbësore, N. M., 64 vjeçe, e cila po tentonte të kalonte trafikndarësen.
Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, 64-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes.
Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.