Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.11.2025, 14:31

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendësministrit Klodian Rjepaj për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Rjepaj akuzohet nga SPAK për shkelje në dosjen e sterilizimit, ku përfshihet kërkesa për dënim deri në 10 vite burg. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit, duke e zvogëluar atë në 6 vite e 8 muaj burg.

Hetimet 3-vjeçare të SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së një koncesioni të shëndetësisë, ku duket se kompanitë e Ilir Rrapajt dhe shtetasit italian Umbro Staccini janë favorizuar qëllimisht. Shkeljet përfshijnë përdorimin e një studimi fizibiliteti me të dhëna të rreme dhe hartimin e kritereve që përputheshin me kompanitë e përzgjedhura paraprakisht.

Gjithashtu, zyrtari më i lartë nën akuzë, Beqaj, nuk ka ndërmarrë veprime për të zgjidhur konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt, duke favorizuar kompaninë fituese në dëm të interesit të shtetit. Sipas gjyqtarit, shkeljet ligjore janë të dukshme gjatë negociatave të kontratës koncesionare, duke krijuar përfitime të paligjshme për kompanitë e përzgjedhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit