Meksika vendos gjoba për punonjësit që bëjnë sticker-a me fytyrën e kolegëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.11.2025, 13:50

Në Meksikë është miratuar një rregull i ri që ndëshkon punonjësit që krijojnë ose përdorin sticker-a në WhatsApp me fytyrat e kolegëve pa pëlqimin e tyre. Kjo praktikë konsiderohet si ngacmim dixhital në vendin e punës dhe mund të përbëjë tallje ose shkelje të privatësisë së punonjësve, veçanërisht kur përdoret në grupet e punës.

Sipas rregullores së re, punonjësit që ndihen të prekur mund ta raportojnë sjelljen përmes një platforme online. Autoritetet e kompanive mund të marrin masa disiplinore ndaj personit që ka përdorur foton pa autorizim, duke përfshirë edhe gjobë.

Ligji federal i punës dhe Kushtetuta Meksikane mbrojnë të drejtën e punonjësve për dinjitet dhe privatësi, duke e bërë të qartë se përdorimi i imazheve pa leje mund të ketë pasoja ligjore. Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e respektit në komunikimin dixhital dhe dokumentimin e rasteve për të garantuar një mjedis pune të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit