Festim Kafexhiu nga Klosi, po përballet me sfidë të madhe shëndetësore. Ai është operuar në të dyja veshkat, veshka e djathtë funksionon ende, ndërsa tjetra ka dalë jashtë funksionit. Përveç kësaj, ai ka gurë në veshka dhe shqetësime të tjera shëndetësore që e bëjnë jetën e përditshme jashtëzakonisht të vështirë.
Megjithë situatën e rëndë, Festimi jeton me vetëm 35 mijë lekë në muaj, duke bërë të pamundur përballimin e shpenzimeve mjekësore dhe trajtimit të nevojshëm. Ai nuk ka mbështetje të mjaftueshme dhe çdo ditë është një betejë për shëndetin dhe jetesën e tij. Festimi vuan dhe nga mushkëria për të cilën kurohet.
Apeli i tij është prekës. Festim ka nevojë urgjente për ndihmë dhe solidaritet nga komuniteti dhe autoritetet shëndetësore. Çdo kontribut, qoftë material ose financiar, mund t’i sigurojë shërimin dhe jetesën minimale që ka aq shumë nevojë.
Kushdo ka mundësi të ndihmojë IBAN i zotërisë është AL49203176071708003091974677