Banorët e Ferr-Shkopetit shtrojnë vetë rrugën: “Majlinda vjen sa për të marrë votat”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.11.2025, 15:34

Banorët e fshatit Ferr-Shkopet në Kurbin ndodhen përballë një realiteti të hidhur: pas shumë vitesh premtimesh nga Bashkia Kurbin për rikonstruksionin e rrugës së tyre, asgjë nuk ka ndryshuar. Rruga vazhdon të jetë e degraduar, e vështirë për t’u kaluar dhe një pengesë e përditshme për lëvizjen, punën dhe jetën e komunitetit.

I lodhur nga pritjet e pafundme, komuniteti ka vendosur të marrë situatën në dorë. Me mjetet e tyre të pakta, banorët janë bashkuar për të rregulluar vetë rrugën, duke bërë punë që normalisht i takon institucionit lokal ta kryejë.

Për ta, ky akt nuk është thjesht një ndërhyrje praktike, por një shenjë e qartë se ndihen të braktisur nga Bashkia dhe drejtuesja e saj, Majlinda Cara. Banorët tregojnë se prej vitesh dëgjojnë të njëjtat premtime, por pas çdo premtimi vjen i njëjti rezultat: heshtje dhe mosveprim.

Shumë prej tyre shprehen se kontaktet e vetme nga bashkia ndodhin në periudha zgjedhore, kur kërkohen votat, ndërsa pas zgjedhjeve fshati mbetet sërish jashtë vëmendjes. Sipas banorëve, ky cikël i përsëritur ka krijuar mosbesim të thellë ndaj institucioneve dhe ka forcuar bindjen se Ferr-Shkopeti trajtohet si zonë e dorës së dytë.

Banorët kërkojnë që Bashkia Kurbin të mbajë përgjegjësi për zotimet e dhëna dhe të marrë masa konkrete për t'i dhënë fund kësaj situate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit