Vrau gruan dhe më pas veten, çifti shqiptar prindër të dy fëmijëve: Ziheshin shpesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2025, 13:33

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest të Francës, ku të enjten një çift shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tyre. Sipas hetimeve paraprake, 36-vjeçari Andon Janaqi dyshohet se vrau partneren e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Floresha Janaqi, nëna e 36-vjeçarit, rrëfeu momentet e para pas tragjedisë, duke treguar se lajmin e mori nga nusja e djalit.

“Sapo më mori nusja e djalit dhe më tha se Andoni ka vrarë atë dhe më pas veten. Flisja shpesh me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat. Ata ziheshin shpesh, por ai e donte shumë, deri në marrëzi. Kishte katër vjet në Francë. Nuk e di pse kanë pasur konflikt, pasi ekonomikisht nuk kishin probleme”, u shpreh ajo.

E tronditur, nëna e të ndjerit kërkoi ndihmë nga autoritetet shqiptare për të sjellë trupin e të birit në Shqipëri.

“Kam edhe vajzën të sëmurë. I lutem shtetit të më ndihmojë për kthimin e trupit të djalit. Edhe familjes së vajzës i kërkoj falje. Më thanë të mos i marr, se nuk kam fytyrë t’u flas”, tha ajo.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk kishte mbërritur ende në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë kur ndodhi tragjedia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit