Kanalizimet e bllokuara dhe ujërat e zeza në rrugë, banorët e Durrësit kërkojnë zgjidhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2025, 13:23

Banorët e fshatit Romanat, Durrës, kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me gjendjen e infrastrukturës dhe derdhjen e ujërave të zeza në rrugët e zonës.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa kanalet e shkarkimit janë mbushur dhe nuk janë pastruar prej kohësh.

Banorët thonë se fëmijët detyrohen të kalojnë çdo ditë mes ujërave të ndotura për të shkuar në shkollë dhe kopsht. Ata shtojnë se, ndonëse kanë bërë disa herë kërkesa në bashki, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanalit të ujërave të zeza dhe përmirësimin e kushteve të infrastrukturës në lagje.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Si jeni Desha te bej nje denoncim Ne fshatin rromanat ku gjithmone bashkia vetem i vjedh fondet qe vijne problematika e radhes pervec rrugeve te pashtrruara jane edhe ujerat e zeza ne rruge ku cdo dite femijet kalojne per te shkuar ne shkolle e kopesht tani le te na thote kryetarja e bashkise durres a eshte normale kjo gje jemi 10 minuta larg qytetit te durresit cfare zgjidhje mund te na japi bashkia tani qe ne e sollem tek ju vidjon kur shkojm atje na percjellin si gjithmone ne qesin jashte vetem ketu tek ju gjen zgjidhje faleminderit

Ujrat e zeza Shkarkimi lagjes. Esht mbush kanali e svijn ta pastrojn

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit