Ndotja e Lumenjve përbën një vepër penale e cila sipas ligjit dënohet nga gjobë deri në burgim, por duket se disa persona apo kompani të papërgjegjshme nuk i tremben këtyre ndëshkimeve.
Teksa institucionet përgjegjëse flenë gjumë, në fillim të lumit të Tiranës, shumë pranë varrezave të Tufinës, po ndodh një masakër mjedisore.
Me qindra tonelata inerte e mbetje janë hedhur në lumë, duke dëmtuar biodiversitetin e zonës dhe ndotur të gjithë mjedisin përreth.
Pamjet e faktojnë këtë gjë. Për net të tëra në këtë zonë me dhjetëra kamionë vijnë dhe shkarkojnë inerte.
Nëse institucionet nuk do të ndërhyjnë, ndotja dhe abuzimi me mjedisin do të vazhdojnë edhe për shumë kohë.