Një zonjë nga Kutalli, Berat, ka denoncuar veprimet e Bashkisë Dimal, nën drejtimin e kryetares Juliana Memaj, për shembjen e shtesës së banesës së saj.
“E kam prej 40 vitesh këtë kasolle që më prishën, mori mandatin e katërt kryebashkiakja dhe na dha të gjithëve bërrylin, ose të prishe të gjitha shtesat në këtë fshat, ose të më kthejë banesën. Ky është shteti ynë që votuam, na kanë lënë si në Mesjetë,” shprehet ajo në video.
Sipas zonjës, shtesa ka shërbyer për kuzhinë dhe vegla pune, dhe askush nuk kishte ndërhyrë për dekada. Ajo thekson se vetëm shtesa e banesës së saj është shembur, ndërsa pjesët e tjera të pallatit janë lënë të paprekura, gjë që e konsideron të padrejtë dhe diskriminuese ndaj saj. Zonja shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si po trajtohen banorët e zonës dhe për mungesën e informimit dhe konsultimit me ta.