Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon babai i të shumëkërkuarit Ervin Mata

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.11.2025, 11:22

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda po zhvillohet seanca e radhës ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. Gjyqi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe familjarëve, ndërsa po shqyrtohen dëshmitë dhe provat e mbledhura nga prokuroria.

Në sallën e gjyqit është paraqitur edhe Luan Mata, babai i Ervin Matës, i cili është një person i shumëkërkuar nga policia. Ai ka treguar për një incident që i kishte ndodhur hotelit të tij në vitin 2020, ku ndaj pronës së tij shpërtheu një sasi tritoli. "Në vitin 2020 kam operuar një biznes privat. Kam hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion. Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Nuk kam idenë se kush ma ka vendosur tritolin," tha ai para gjykatës.

Mata shtoi se hoteli i tij është i pajisur me kamera sigurie dhe se ai ka dy fëmijë. Deklarata e tij synon të sqarojë rrethanat e incidentit të vitit 2020 dhe të tregojë se nuk kishte konflikte të njohura me persona të tjerë, ndërsa gjykata po vazhdon shqyrtimin e çështjes për të vendosur mbi përgjegjësitë ligjore të të akuzuarve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit