Triumfi ndaj Andorrës sjell dyfish lavdi, Shqipëria siguron “Play Off”-in e Botërorit dhe thyen një tjetër rekord historik

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.11.2025, 10:49

Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho po përjeton një periudhë të artë, ndoshta më të shkëlqyerën në historinë e saj. Pas sigurimit të biletës për në Kampionatin Europian, kuqezinjtë kanë arritur një tjetër pikë kthese: për herë të parë janë kualifikuar në “Play Off”-in e Botërorit, duke e çuar ëndrrën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës më pranë se kurrë. Rruga drejt marsit pritet të jetë e mbushur me sfida të mëdha, por ekipi ka treguar se ka karakter, disiplinë dhe besim për të luftuar deri në minutën e fundit.

Fitorja 0–1 ndaj Andorrës jo vetëm që vulosi kalimin matematik të Shqipërisë në Play Off, por sjell edhe një tjetër milestone historik: pesë fitore radhazi, një seri që kombëtarja jonë nuk e kishte regjistruar kurrë më parë. Ky moment i jashtëzakonshëm përfshin triumfet ndaj Gjibraltarit, Letonisë, Serbisë, Jordanisë dhe së fundmi Andorrës, një ecuri që konfirmon përmirësimin e pandalshëm të skuadrës.

Tani, kuqezinjtë përgatiten për sfidën e radhës, superduelin me Anglinë më 16 nëntor. Edhe pse përballja është nga më të vështirat në letër, rezultati i saj nuk do të ndikojë në pozicionimin e Shqipërisë, pasi fitorja në Andorrë ka mbyllur përfundimisht garën për vendin e dytë. Megjithatë, ndeshja mbetet një test prestigji dhe një mundësi për të matur forcën e vërtetë të kësaj Kombëtareje që po shkruan histori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit