Gropa gjigante në rrugë makth për qytetarët dhe makinat e tyre: Askush s’e rregullon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2025, 10:37

Një banor ka raportuar për një problem serioz infrastrukture në afërsi të shkollës “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku prej rreth një muaji ndodhet një gropë e madhe në mes të rrugës.

Sipas qytetarit, gropa paraqet rrezik të vazhdueshëm si për këmbësorët, ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, të cilët shpesh detyrohen të devijojnë lëvizjen për të shmangur dëmtimin e makinave.

Ai thotë se për shkak të thellësisë së saj dhe mungesës së sinjalistikës, situata bëhet edhe më e rrezikshme, veçanërisht gjatë natës.

Qytetari shprehet se askush nga autoritetet përgjegjëse nuk ka ndërhyrë deri më tani, pavarësisht se problematika është e dukshme dhe ndodhet pranë një institucioni arsimor ku lëvizja e fëmijëve është e shtuar.

Ai ka kërkuar që struktura përgjegjëse ta mbulojë ose rregullojë sa më shpejt këtë gropë, duke theksuar se banorët e zonës kanë mbetur pa zgjidhje dhe pa një rrugë të sigurt për të kaluar çdo ditë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje A mund ta nxirrni kte grop ju lutem ? Ndodhet ne afersi te shkolles gjon buzuku ne tirane. Nuk kemi ku te kalojm Po thyejm paragolpin e makines sepse esht ne mes te rruges.dhe nuk e shef njeri as nuk perpiqet njeri qe ta mbuloj. Ka 1 muaj ne kete gjendje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit