Arsenaili i armëve në Nikël në pronësi të Ylli Zallës, makina e autorëve dyshohet se doli nga banesa e tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.11.2025, 10:12

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zbulimin e arsenalit të armëve në Nikël të Krujës, ngjarje që ka rikthyer vëmendjen ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullayit. Sipas informacioneve paraprake, arsenali dyshohet se i ka përkitur Ylli Zallës, i njohur më parë për precedentë penalë.

Dyshimet hetimore përfshijnë edhe faktin se nga banesa e Zallës mund të ketë dalë makina e përdorur nga autorët e vrasjes së ndodhur në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri .

Emri i Ylli Zallës nuk është i panjohur për forcat e rendit. Ai është arrestuar edhe më parë, në vitin 2014, për prodhim të bombave artizanale. Në atë periudhë, Zalla përmendej në hetime edhe për dyshime mbi kontaktet e mundshme me grupe të lidhura me ISIS-in, të cilat rekrutonin shtetas shqiptarë për t’u dërguar në konfliktin në Siri.

Sipas dosjes së asaj kohe, ai u vu në pranga pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë, që i caktoi masën e “arrestit me burg” për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Megjithatë, nuk ka të dhëna të qarta nëse më pas ai është dënuar përfundimisht për këto akuza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit