Kryeministri Edi Rama ishte dje në Romë, ku po zhvilloi një takim të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane të udhëhequr nga Giorgia Meloni. Por para fillimit të këtij takimi të rëndësishëm, Rama është filmuar duke bërë një bisedë me tone të ashpra në telefon me një prej deputetëve të tij në Tiranë.
Sipas videos, gjatë diskutimit, Rama i drejtohet me kritika deputetit, duke i kujtuar se është bashkëkryetar dhe duke i thënë se po krijohen pengesa që po e kthyen situatën një vit mbrapa. Ai shprehet i irrituar dhe kërkon shpjegime për atë që po ndodh tek grupi i tij politik, duke thënë: “Lëre grupin, po flas me ty. A je ti bashkëkryetar apo çfarë je? Ti çfarë bën, për çfarë je, të krijojnë pengesa? Çfarë po bëni aty, na keni kthyer një vit mbrapa”.
Kjo video vjen në kohën kur shqetësimet për situatën politike janë të larta duke nxjerrë në pah tensionet e brendshme dhe diskursin kritik të kreut të qeverisë për ata që e kundërshtojnë apo shkëputen nga pozitat e tyre.