“Konsumatori”: Rritja e çmimeve i konvenon qeverisë, qytetari paguan çmimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.11.2025, 10:20

Përfaqësuesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të një programi që mbron interesat e qytetarëve konsumatorë.

Ai tha se ekzekutivi nuk ka treguar aftësi për të stabilizuar tregun dhe për të frenuar rritjen e çmimeve.

“As kjo qeveri nuk ka dëshmuar që ka program për kauzën për mbrojtën e qytetarit konsumator i cili është taksapagues kryesor nga i cili financohet shteti e shoh si kamuflim ose fshehje prapa tregut global. Mosaftësi ose mungesë e aftësisë për planin për të stabilizuar tregun për çmimit. Po të kishim treg të konsoliduar do të kishim edhe rregullator çmimesh e furnizimesh”. Sipas Kaçanikut, mungesa e një tregu të konsoliduar dhe e një rregullatori të çmimeve e furnizimeve po dëmton drejtpërdrejt qytetarët.

Ai shtoi se rritja e vazhdueshme e çmimeve i konvenon qeverisë.

“Edhe kjo qeveria nuk ka bërë asgjë, s’ka asgjë prej askujt vetëm qytetari po dëmtohet nga rritja e vazhdueshme të çmimit, kjo i konvenon qeverisë se e rritë buxhetin”, ka deklaruar Kaçaniku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit