41-vjeçari nga Kosova, Burim Havolli, i cili mbeti i vrarë në mëngjesin e së mërkurës, pak pas orës 08:00 në ShBA atje ku jetonte e puntonte tash e sa vite, do të varroset në vendlindje.
Kështu kanë deklaruar familjarët e viktimës, të cilët thanë se do të njoftojnë me kohë rreth ceremonisë lamtumirëse.
Për humbjen e mërgimtarit ka reaguar edhe motra e të ndjerit, ku me disa fjali emocionuese, shprehu dhimbjen të cilën po e përjetojnë.
“Shpirti jonë, vëllau jonë. Pusho i qetë në parajsën tane të përhershme, o dritë, o engjulli jonë. Fizikisht nuk je me neve, por në mendje dhe zemra tona ki me kanë gjithë”, tha ajo.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima dyshohet se u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako një ndërtesë në Ocean Avenue, në zonën e Flatbush-it, ku u ndjeri punonte.
Për rastin tashmë është deklaruar edhe Policia, të cilët bën me dije se i njëjti kishte lëndime në kokë, nga të cilat ndërroi jetë në spitalin ku u dërgua për trajtim mjekësor.