Në New York, Burim “Benny” Havolli, 41 vjeç, supervizor i një ndërtese 8 katëshe me origjinë shqiptare, humbi jetën pas një “përleshjeje” me një hajdut të dyshuar paketash.
Sipas televizionit të qytetit News12, ngjarja ndodhi më 12 nëntor rreth orës 8 të mëngjezit në 1199 Ocean Avenue, pranë rrugës Glenwood Road.
Sipas policisë së NYPD-së dhe dëshmitarëve, Havolli kapi në flagrancë një burrë 30 vjeç që po vidhte paketa në hollin e ndërtesës. Debati u kthye në përleshje fizike. Hajduti e goditi disa herë në kokë me celularin e tij. Ndërkohë, që Havolli e mbajti të ndaluar derisa mbërriti policia dhe e arrestoi personin e dyshuar.
Gazetari i kronikës i News12 nga vend/ngjarja, tha se fillimisht, Havolli nuk mori ndihmë mjekësore, duke u kthyer në apartamentin e tij në katin e dytë.
Atje filloi të vjellë, dhe u rrëzua pa ndjenja në prani të gruas së tij. U dërgua urgjentisht në spitalin më të afërt Kings County Hospital, por nuk mbijetoi plagëve të rënda në kokë.
“Nuk ka fjalë për të shpjeguar. Është trishtim i madh. La pas tre fëmijë të vegjël, 1 deri 4 vjeç. Nuk besoj se nuk është më,” tha kushëriri Petrit Havolli për mediat amerikane.
Shtypi lokal thotë se Burim Havolli punonte prej mëse 15 vitesh si supervizor në atë ndërtesë. Ishte i dashur nga banorët, i kujdesshëm dhe shumë puntor.
Policia tha se ai shumë herë kishte paralajmëruar për vjedhje paketash që ishin bërë problem i madh në atë zonë, dhe ndërtesën ku ai ishte ruajtës.
Personi i dyshuar, është një 30 vjeçar, dhe është në polici hetim për marrje në pyetje. Ngjarja është në hetim dhe ende nuk ka akuza zyrtare.
NYPD me anë të zëdhënësit të saj thotë se është mjekësia ligjore ajo që do të përcaktojë vrasjen.
Gazetarët thonë se komuniteti shqiptaro-amerikan në Brooklyn është në shok: “Burimi ishte njeri i mirë, familjar. Punonte ditë e natë për të mbajtur familjen,” thonë miqtë.