Pak shi mjafton për t’i vënë në alarm lagjet periferike të Librazhdit

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14.11.2025, 09:12

Shiu i disa ditëve më parë ka shkaktuar përmbytje të thella në zonat periferike të qytetit të Librazhdit, duke shkaktuar baltë dhe mbeturina që kanë mbuluar komunitetin. Përmbytjet janë përkeqësuar nga shirat e dendura dhe breshëri, duke sjellë baltë edhe nëpër zona të brendshme. Kjo erdhi si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Shkumbin dhe përroit të Shesë.

Këto kushte kanë prekur kryesisht komunitetin rom dhe familjet e margjinalizuara, ndërkohë që administrata lokale duket se nuk është duke marrë masa të mjaftueshme për ndihmë.

Në vend të veprimeve konkrete, kryetari i bashkisë së Librazhdit është kritikuar për mungesë të veprimeve të shpejta, ndërsa banorët shprehen se balta tashmë ka hyrë në banesat e tyre dhe situata po përkeqësohet. Ndërkohë, ndërsa qyteti shikon përkeqësimin e situatës, Mariglen Disha është në "La La Land" dhe vazhdimisht shihet në aktivitetet e shoqatave lokale të lidhura politikisht, duke përfshirë edhe investimet me teleskopin 300 milionë lekë, që shumë herë ka qenë objekt i kritikave për mungesë ndikimi real në komunitet. Banorët shprehen se kanë frikë për jetët e tyre dhe kërkojnë menjëherë ndërhyrje nga autoritetet për shmangien e mëtejshme të katastrofës.

"Ne përmbytemi këtu, kryetarin ma treguan në foto Fejsbuku se kishte ikur në Pragë, le të vijë këtu të vesh çizmat bashkë me ne, a të lyej vijat e bardha se po na rrezikojnë jetën makinat që parkojnë kudo... Nuk ka kush i kërkon llogaridhënie dhe gjen shesh që bëjnë përshesh këta", – thotë e indinjuar një qytetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit