Vritet shqiptari në Amerikë teksa mbronte ndërtesën nga një hajdut

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 14.11.2025, 08:41

Një 41-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Brooklyn të New York-ut, pasi u sulmua gjatë përpjekjes për të ndaluar vjedhjen e pakove në ndërtesën ku punonte. Sipas raportimeve zyrtare të policisë dhe mediave amerikane, viktima është identifikuar si Burim Havolli, banues në Flatbush, i cili si superintendenti i ndërtesës përballoi personin që po vidhte pakot e banorëve.

Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës në një pallat në rrugën Ocean Avenue, kur policia mori njoftim për një sulm. Forcat zbarkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën Havollin me plagë të rënda në kokë. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, por më pas ndërroi jetë.
Banorët tregojnë se vjedhjet e pakove ishin kthyer në problem të përsëritur në ndërtesë, dhe Havolli kishte ndërhyrë për t’u dalë përpara hajdutëve, duke u bërë pjesë e komunitetit dhe i përkushtuar për të siguruar sigurinë e banorëve.

Familjarët dhe banorët e zonës kanë mbetur të shokuar nga humbja e tij. Burim Havolli është përshkruar si punëtor i palodhur, njeri i qetë e i respektuar, që jetonte në SHBA me gruan dhe tre fëmijët.
Policia ka marrë në pyetje një person të dyshuar, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e motivit të sulmit dhe të dinamikes së tij vazhdojnë.
Familja ka bërë të ditur se trupi i 41-vjeçarit do të transportohet në Kosovë për t’u prehur në vendlindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit