Atentati në Rinas ndodhi vetëm 50 metra larg komisariatit, Rama: “Siguria po përparon”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.11.2025, 23:49

Dy ditë më parë, zona e Rinasit u trondit nga një atentat i rëndë, ku u vra Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit. Nga sulmi u plagos rëndë edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shalianji.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës vetëm 50 metra larg komisariatit, në një zonë që konsiderohet ndër më të monitoruarat dhe më të sigurta në vend. Ky fakt ka ngjallur shqetësim tek qytetarët lidhur me sigurinë dhe efikasitetin e patrullimeve.

Në një intervistë ekskluzive, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka bërë progres të madh në fushën e sigurisë. Ai njoftoi gjithashtu se projekti i kamerave inteligjente është gati për t’u aktivizuar dhe do të mundësojë identifikimin e autorëve “në kohë reale”, duke rritur kapacitetin e reagimit të forcave të rendit ndaj ngjarjeve të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit