Shqipëria ka arritur të zhbllokojë rezultatin në ndeshjen ndaj Andorrës, falë golit të Kristjan Asllanit në minutën e 67-të, pas një asisti të bukur nga Uzuni.
Mesfushori i talentuar kishte pasur disa tentativa më parë, por vetëm në këtë rast arriti të dërgonte topin në rrjetë. Ky gol është i rëndësishëm, pasi ndeshja ka vlerë të madhe për kualifikueset e Botërorit 2026.