Mbyllet pjesa e parë 0-0, Andorra–Shqipëri barazim pa gola

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.11.2025, 21:55

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Andorrës dhe Shqipërisë me rezultatin 0-0. Një sfidë vendimtare për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë shanset për Play Off-in e Botërorit 2026.

Trajneri Sylvinho ka kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët e tij, duke paralajmëruar se përballja ndaj Andorrës “nuk është aspak e lehtë”, pavarësisht që Shqipëria shihet si favorite absolute nga kompanitë ndërkombëtare të basteve. Fitorja e kuqezinjve kuotohet me 1.29, barazimi me 5.00, ndërsa një fitore e Andorrës konsiderohet surprizë e madhe me koeficient 13.00.

Kuqezinjtë vijnë në këtë transfertë pas fitores historike ndaj Serbisë, ndërkohë që sytë janë edhe nga “Wembley”, ku Anglia pret Serbinë, duke shtuar presionin për një rezultat pozitiv ndaj Andorrës. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese që në fillim, teksa mijëra tifozë kuqezinj kënduan njëzëri himnin kombëtar, duke krijuar një ambjent mbështetës dhe motivues për ekipin shqiptar.

Pjesa e dytë premton më shumë emocione, ku Shqipëria ka nevojë patjetër për tre pikët për të mbajtur gjallë ëndrrën për Play Off-in e Botërorit. Trajneri Sylvinho pritet të bëjë disa rregullime taktike dhe të kërkojë nga lojtarët e tij më shumë konkretizim në sulm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit