Çahen tubat e ujit te depot në Shkozë, askush nuk i rregullon

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.11.2025, 21:03

Këto pamje janë dërguar në redaksinë tonë nga një banor i Shkozës, i cili ngre shqetësimin për çarjen e tubove të ujit në afërsi të depos që ndodhet në zonë.

Ai thotë se kjo është një situatë që përsëritet herë pas herë, ndërkohë që institucionet nuk marrin përgjegjësinë për ta rregulluar. Kjo situatë është kthyer në shqetësim dhe për fëmijët e vegjël, të cilët nuk mund të kalojnë dot.

Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi.

Përshëndetje, mirmbrëma të gjithëve. Këtu jemi në Shkozë te depo e ujit. Është çarë tuba e ujit mbi 10 herë. Vjen bashkia sjell teknikët dhe prapë e njëjta punë këtu. Nuk kalojnë dot fëmijët të ikin në shkollë. Është turp i madh,” shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit