Arrestohen dy kushërinj në Tiranë me 2.2 kilogramë kokainë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.11.2025, 20:50

Një sasi prej 2.2 kilogramësh kokainë është gjetur në zonën e Institutit në Tiranë, ku janë arrestuar dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve hetimore, lënda narkotike dyshohet se kishte mbërritur nga Spanja dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Dy të arrestuarit mësohet se kishin planifikuar ta ndanin në doza të vogla për ta shpërndarë në zonën e Freskut.

Gjatë ndërhyrjes, ata kanë tentuar të largohen, por janë ndaluar në afërsi të shinave të trenit. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje droge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit