Pas denoncimit në JOQ, arrestohet polici i dehur që shkaktoi aksidentin në Kamëz

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.11.2025, 20:31

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka reaguar pas rastit të publikuar disa orë më parë nga JOQ Albania, ku dy efektivë policie në gjendje të dehur shkaktuan një aksident në rrugën “George Bush” në Kamëz.

Sipas njoftimit të bërë publik, bëhet e ditur se është arrestuar inspektori me inicialet F. L., nga Komisariati Nr.5, Tiranë, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë shkaktoi aksidentin e dyfishtë.

Nga kontrollet me testin e alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel prej 0.91 mg/l. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, në automjet me policin e ndaluar ishte edhe një tjetër person i cili me zor qëndronte në këmbë. Në kryqëzim ata janë përplasur me një mjet tip “BMË” që drejtohej nga një i ri rreth moshës 22-23 vjeç dhe duke qenë vetë fajtorë dhe në gjendje të dehur, efektivët kanë tentuar ta “zgjidhin” situatën në mënyrë jozyrtare. Por në ato momente, në vendngjarje ka mbërritur një tjetër patrullë policie, e cila, sipas dëshmitarëve, në vend që të merrte masa ndaj kolegëve të dehur, tentoi t’i mbronte ata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit