E rëndë në Elbasan, gjendet e mbytur në lumin Shkumbin një grua rreth 40 vjeçe

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.11.2025, 20:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku në lumin Shkumbin është gjetur e mbytur një grua rreth 40 vjeçe.

Rreth orës 19:00, banorët e zonës së Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re trupin e një personi që lundronte në ujë. Menjëherë janë nisur në vendngjarje forcat e policisë, zjarrfikësit dhe palombarët, të cilët për shkak të errësirës e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen.

Pas disa minutash kërkimesh, trupi i gruas është nxjerrë nga lumi me ndihmën e 7 efektivëve zjarrfikës dhe 10 efektivëve të policisë.

Viktima, e cila ende nuk është identifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit, ndërsa deri tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë shkak tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit