“Ishte fejuar me një arkitekte”, zbulohet arsyeja e udhëtimit të Gilmando Danit në Barcelonë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.11.2025, 18:21

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Mustafa Shaljani.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Dani kishte udhëtuar drejt Barcelonës për arsye personale, pasi po bënte përgatitjet për dasmën e tij. Ai ishte fejuar së fundmi me një arkitekte dhe po planifikonte të niste një jetë të re.

Edhe pse kishte një të kaluar me precedentë penalë, nuk kishte marrë masa shtesë sigurie për mbrojtjen e tij. Hetuesit po verifikojnë çdo pistë, ndërsa besohet se udhëtimi në Spanjë lidhej pikërisht me përgatitjet për dasmën që pritej të zhvillohej së shpejti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit