“Erdhën shtruan rrugën dhe harruan pa bërë vijëzimet e këmbësorëve, i mbuluan me asfalt”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.11.2025, 19:46

Në Tiranë është thuajse e pamundur që institucionet të marrin një punë dhe ta çojnë deri në fund pa pasur nevojë për t’iu rikthyer disa herë.

Kështu është edhe ky rast që lidhet me rrugën “Sotir Caci” në ndodhet në zonën e Freskut. Banorët e lagjes raportojnë se pasi kompania e kontraktuar bëri mbushjen e gropave dhe asfaltimin e rrugës, harroi pa bërë vijëzimet e bardha për këmbësorët.

Pavarësisht se tabela e këmbësorëve është në zonë, vijat e bardha nuk duken në asnjë ven. Kjo situatë është kthyer në shqetësim për banorët, të cilët thonë se në këtë vend kalojnë fëmijët që shkojnë për në shkollë, prandaj prezenca e sinjalistikës është diçka e domosdoshme për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme.

Qytetarja që denoncon rastin shkruan:

JOQ përshëndetje! Kemi një shqetësim në rrugën “Sotir Caci” ku pas rregullimit të këtij aksi rrugor, kanë hequr vizat e bardha edhe pse tabela është. Theksoj që në këtë rrugë kalojnë qindra fëmijë që shkojnë në shkollë.

Rruga Sotir Caci ndodhet në zonën e Freskut në Tiranë. Bënë disa rikonstruksione mbushje gropash i hodhën një asfalt sipër edhe u mbuluan vizat e bardha.

Por është shumë shqetësim pasi aty na kalojnë fëmijët për në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit