Shtëllungat e dendura të tymit nga metalurgjiku po helmojën banorët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.11.2025, 17:41

Në Elbasan, ajri po bëhet çdo ditë më i rëndë për t’u marrë frymë. Prej vitesh, tymi dhe mbetjet toksike që dalin nga zonat industriale të Metalurgjikut janë kthyer në një plagë të hapur për qytetin një plagë që helmon fëmijët, prindërit, dhe çdo banor që jeton në këtë zonë.

Pamjet që shihen çdo ditë, sidomos në mes të ditës, janë tronditëse: oxhaqet nxjerrin re të dendura tymi, të zeza ose gri, që mbulojnë horizontin e qytetit. Por banorët thonë se ajo që ndodh natën është edhe më e rëndë. “Në darkë bëhet pesëfish më keq. Tymi të merr frymën. Këta po na helmojnë me vite,” – shprehen qytetarët e zemëruar, ndërsa institucionet… heshtin.

Asnjë kontroll real, asnjë ndëshkim serioz, asnjë transparencë. Si është e mundur që në vitin 2025, në mes të Shqipërisë, një qytet i tërë të jetojë nën re tymi dhe askush të mos mbajë përgjegjësi? Ku janë strukturat e mjedisit? Ku është Bashkia, Ministria, Agjencia Kombëtare e Mjedisit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit