Arrestohet shqiptari në Greqi, vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.11.2025, 16:24

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, të dyshuar për një nga rastet më të mëdha të vjedhjeve kibernetike të regjistruara në Evropë. Në pranga ka rënë Sotitaq Kolezi, 38 vjeç, me origjinë nga Bilishti, i cili akuzohet se kishte akses në mbi 100,000 portofola kriptovalutash që u përkisnin viktimave nga vende të ndryshme. Vlera e aseteve të vjedhura dyshohet të arrijë në miliona euro.

Faza më e fundit e operacionit u zhvillua nën koordinimin e Europolit në Hagë dhe kishte në shënjestër “Rhadamanthys”, një nga programet më të mëdha të vjedhjes së informacionit, si dhe Trojanin me akses në distancë “VenomRAT” dhe botnetin “Elysium”, që luanin një rol kyç në krimin kibernetik ndërkombëtar. Rrjeti që u çmontua ishte përgjegjës për sulme ndaj qindra mijëra viktimave në mbarë botën, duke përdorur programe të dëmshme për vjedhje të të dhënave.

Operacioni ndërkombëtar, i koduar “Endgame”, u koordinua nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore nga Greqia, Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Lituania, Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Veprimet e koordinuara çuan në:

  • Arrestimin e një personi në Greqi (më 3 nëntor);

  • Kontrollin e 11 lokacioneve (një në Greqi, një në Gjermani dhe nëntë në Holandë);

  • Ndërprerjen ose mbylljen e mbi 1,025 serverëve në mbarë botën;

  • Sekuestrimin e 20 domeneve të internetit të përdorura për aktivitet kriminal.

Sipas Europolit, rrjeti i programeve keqdashëse që u çmontua përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar, që përmbanin miliona të dhëna të vjedhura. Shumë prej viktimave nuk ishin as në dijeni se sistemet e tyre ishin komprometuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit