Autobusi i Kamzës përplasi këmbësoren, zona pushtohet nga trafiku kilometrik

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.11.2025, 18:11

Këto pamje vijnë në rrugën që të sjell nga Kamza për në Tiranë, ku mund të shihen me qindra automjete që kanë mbetur të bllokuara në trafik për disa minuta.

Shkak për këtë bërë aksidenti i ndodhur disa orë më parë te rrethrrotullimi i Bathores, ku autobusi i pasagjerëve të Kamzës përplasi një grua të moshuar duke mbyllur derën para kohe.

Sipas dëshmive që kanë mbërritur në redaksinë tonë, zonjës iu këput këmba dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Qytetarja që dërgon pamjet e trafikut të shkaktuar nga aksidenti shkruan: “Autobusi i Kamzës ka shtyp një grua tek rrethi i Bathores dhe ja trafiku kilometrik”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit