“E hapën rrugën për të rregulluar kanalizimet para zgjedhjeve, akoma s´kanë mbaruar”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.11.2025, 15:41

Në Prrenjas, qytetarët po përballen me realitetin e pakëndshëm të një infrastrukture që duket se ekziston vetëm për imazh politik. Rrugët dhe kanalizimet, të cilat janë hapur qysh para zgjedhjeve të këtij viti, vazhdojnë të jenë gjysmë të përfunduara, duke krijuar jo vetëm shqetësim, por edhe rrezik për banorët.

Kryetari i Bashkisë, Nuri Belba, duket se ka përqendruar veprimtarinë e tij kryesisht në projekte të dukshme, si hapja e rrugëve dhe kanalizimeve, më shumë për të treguar rezultate para zgjedhjeve sesa për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët.

Kanalizimet u hapën me bujë politike si duket për të marrë votën e qytetarëve, por aktualisht shumë prej tyre janë të papërfunduara, duke treguar mungesë serioze planifikimi dhe mbikëqyrjeje. Banorët kërkojnë që rruga të shtrohet dhe të rregullohet, pasi makinat e tyre po dëmtohen dhe në ditë me shi lëvizja bëhet e vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit