Punëtorët hedhin inertet nga pallati në rrugë, denoncimet te kryeministri i merr era

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2025, 15:31

Një qytetar nga zona e Laprakës, në Tiranë, ka ngritur një denoncim lidhur me hedhjen e mbetjeve të ndërtimit në hapësira publike, duke theksuar se situata vazhdon prej javësh pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

Sipas qytetarit, çdo ditë pas pallateve “Hawai”, në rrugën Beniamin Kruta, punëtorët e një pallati në ndërtim hedhin me lopata inertet nga katet e larta direkt e në rrugë dhe hapësira të hapura. Ai thotë se ka bërë denoncim në portalin e kryeministrit për bashkëqeverisjen vendore që në fillim të tetorit, por pavarësisht kësaj, situata nuk është përmirësuar.

Banori shprehet se edhe sot situata vijon të mbetet e njëjtë dhe punëtorët vazhdojnë të hedhin mbeturinat pa asnjë pengesë, duke ndotur zonën dhe duke vështirësuar jetesën e banorëve përreth.

Ai kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për ndalimin e këtij fenomeni dhe marrjen e masave ndëshkuese ndaj personave përgjegjës për ndotjen e vazhdueshme.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Ne Laprak mbrapa pallateve Hawai. Denoncimi ne portalin e kryeministrit eshte bere ne fillim te tetorit. Nderkohe sot Prape e njejta gje Te gjtha plehrat e ndertimit hidhen me lopate Cdo dite Ju lutem publikojeni Rruga beniamin kruta Une ju nisa video Ne momentet qe ata hedhin plehra

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit