Anglia ´turpëron´ Serbinë, gazetarët shpërfillin totalisht trajnerin serb

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.11.2025, 14:38

Në Angli, përballja me Serbinë duket se ka rëndësi kryesisht për trajnerin Tomas Tuchel dhe për statistikat, ndërsa për Serbinë është një sfidë me peshë të madhe. Ky fakt u duk qartë edhe gjatë konferencës për shtyp të trajnerit serb, Dragan Paunović, ku ishte i pranishëm vetëm një gazetar anglez. Media serbe Kurir nuk e mori mirë këtë dhe nuk kurseu titullin: “Anglia poshtëron Paunovic dhe Serbinë”.

Ndeshja në stadiumin “Wembley” do të jetë një finale e vërtetë për Serbinë, por një “mision thuajse i pamundur” ndaj Anglisë, kryesuese e grupit dhe tashmë e kualifikuar për në Botëror. Vendasit janë favoritë absolutë, edhe pse mungesat janë evidente: mbrojtësi Gehi dhe dy yjet e Njukasëllit, Gordon dhe Poup, nuk do të jenë në fushë.

Megjithatë, nënkampionët e Europës vijnë në superformë dhe me yjet kryesorë të gatshëm: kapiteni Harri Kejn, Fil Foden, Xhud Belingham, Saka, Rajs dhe Xhejms janë të gjithë në nivel të lartë, ndërsa Anderson ka rikuperuar nga dëmtimi. Trajneri Tuchel ka deklaruar se ekipi i tij do të luajë për fitore, duke shmangur referencat e humbjes 0-5 në Beograd, dhe thekson se kjo është një sfidë e re, me një Serbi të ndryshme dhe më energjike.

Serbia, nën drejtimin e Paunović, ka shfaqur ndryshime pozitive në stilin e lojës. Megjithëse humbi 0-5 në eliminatoret e fundit në Beograd dhe 0-1 në finalet e Europianit, ekipi i ri serb ka më shumë energji dhe besim. Megjithatë, mungesa e kapitenit Aleksandër Mitrović dhe e vëllezërve Milinković-Saviç, të cilët nuk ishin pjesë e ekipit me ish-trajnerin Stojković, krijon vështirësi shtesë për skuadrën ballkanase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit