Një qytetar ka raportuar një rast shqetësues lidhur me cilësinë e produkteve ushqimore që tregtohen në vend, pasi në një pako salsiçesh që kishte blerë në një market, ka gjetur substanca të panjohura dhe madje edhe pupla.
Ai ka treguar se pas hapjes së pakos, ka vënë re se produkti kishte erë të rëndë dhe pamje të pazakontë, pasi nga jashtë kishin mbetje xhelatine dhe pupla brenda. Qytetari thekson se kjo ishte hera e dytë që i ndodhte një situatë e tillë, duke sqaruar se produktet i ka blerë në marketin Diambe.
Qytetari thotë se këto salsiçe do i gatuante për drekë, por kur pa parë gjendjen e tyre i ka hedhur menjëherë në kosh.
Rasti ka rikthyer në vëmendje problematikën e mungesës së kontrolleve mbi produktet ushqimore që qarkullojnë në treg. Konsumatorët prej kohësh kanë shprehur pakënaqësi për cilësinë e ulët të produkteve të mishit të përpunuar, ndërsa institucionet përgjegjëse shpesh kufizohen në deklarata formale pa ndërmarrë masa konkrete ndaj abuzimeve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje mora nji pako kremvice edhe me dolen me copa xhelatine nuk di si ta quaj. Edhe me pupla brenda. I hodha posht se kishin er te shpifur Isha gati per ti gatuar sapo e preva ne dysh me dolen me puplat brenda Eshte hera e dyte prandaj. I kam blere te diambe