Ujërat e zeza pushtojnë pallatin, punonjësit e UKT paraqiten sa për sy e faqe

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.11.2025, 12:55

Prej katër ditësh, në pallatin “Toem” në rrugën Stavri Themeli në Tiranë, situata është bërë e padurueshme. Ujërat e zeza kanë shpërthyer dhe kanë përmbytur zonën përreth, duke krijuar ndotje të rëndë dhe një erë të keqe që është përhapur në gjithë lagjen.

Ky problem zgjat prej më shumë se një viti, por pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve, Drejtoria e Kanalizimeve nuk ka dhënë asnjë zgjidhje të qëndrueshme. Punonjësit e saj paraqiten për pak orë, kryejnë ndërhyrje sipërfaqësore dhe më pas largohen, ndërsa defekti rikthehet menjëherë.

Gjendja e krijuar përbën një rrezik serioz për shëndetin publik dhe tregon mungesë të plotë përgjegjësie nga autoritetet përkatëse. Në një kryeqytet që pretendohet modern, banorët e kësaj zone po detyrohen të jetojnë mes ndotjes dhe papastërtisë, ndërsa institucionet përgjegjëse mjaftohen me justifikime.

Përgjegjësia bie mbi Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, drejtuar nga Skerdi Drenova, e cila deri më tani nuk ka marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen përfundimtare të situatës. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe reagim institucional, pasi çdo vonesë shton rrezikun dhe përkeqëson ndjeshëm cilësinë e jetesës në zonë.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, pallati Toem, rruga Stavri Themeli, kanë plasur ujërat e zeza, 4 ditë sot ky problem,, është që prej një viti. Drejtoria e kanalizimeve nuk po i jep zgjidhje, vinë një orë dhe ikin. Ju lutem postojeni është tmerr, vjen erë e keqe gjithë lagjja!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit