Atentati ndaj Gilmandom Danit, policia kërkon ndihmën e Spanjës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.11.2025, 12:03

Pas atentatit mafioz në aeroportin e Rinasit, Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve spanjolle informacion për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit, i cili mbeti i vrarë, dhe të mikut të tij Muçi Shaljani, i njohur edhe me nofkën Sheqeri. Hetuesit shqiptarë kërkojnë të dhëna mbi qëndrimin e tyre katërditor në Barcelonë, por deri tani — sipas burimeve autoritetet spanjolle ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, policia ka intensifikuar kontrollet në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave, përfshirë Tiranën, Kamzën, Niklën dhe Fushë-Krujën. Janë kontrolluar godina të braktisura dhe banesa personash të skeduar më herët, por deri më tani nuk është gjetur asnjë provë e vlefshme për hetimin. Deri në këtë fazë, 15 persona janë shoqëruar në polici, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit.

Sipas hetimeve paraprake, katër persona kanë marrë pjesë në atentat, tre qitës dhe një shofer. Ata kanë qëlluar me tre kallashnikovë dhe një pistoletë, duke lënë pas rreth 80 gëzhoja në vendngjarje. Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ka marrë 20 plumba në trup dhe ka ndërruar jetë menjëherë. Ndërsa miku i tij, me të cilin kishte udhëtuar në Barcelonë, ka marrë 10 plumba, një prej tyre në kokë, dhe ndodhet prej tre ditësh në gjendje kritike, i intubuar në Spitalin e Traumës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit