Një analizë e re e ADN-së së diktatorit nazist, Adolf Hitler, ka zbuluar se ai vuante nga një çrregullim i rrallë gjenetik, i cili mund të ketë penguar zhvillimin normal të organeve të tij gjenitale. Ai kishte sindromën Kallmann – një anomalitet që ndoshta e ka bërë Hitlerin të ketë vështirësi serioze edhe në krijimin e marrëdhënieve seksuale.
The Independent ka raportuar se rezultatet do të publikohen në dokumentarin “Hitler’s DNA: Blueprint of a Dictator” i cili rrëzon edhe disa nga mitet e vjetra – përfshirë pretendimet se Hitleri kishte prejardhje hebraike. Gjithashtu, dokumentari sugjeron se ai mund të ketë pasur edhe çrregullime neurozhvillimore apo të shëndetit mendor. Në bazë të studiuesve, profili gjenetik është rindërtuar nga një mostër gjaku në një copë pëlhure të njollosur, të prerë nga një kolonel i ushtrisë amerikane nga divani ku Hitleri kreu vetëvrasje në vitin 1945 pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.
E raporte historike nga Lufta e Parë Botërore tregojnë se Hitleri shpesh ishte tallur për përmasat e organeve të tij gjenitale. Në bazë shkencëtarëve, sindroma Kallmann mund t’i ketë dhënë Hitlerit një probabilitet prej rreth 10 për qind për të pasur mikropenis, çka mbështet edhe gjetjet e një ekzaminimi mjekësor të vitit 1923 i zbuluar më 2015.