Selvija flet pas ndarjes nga Shpati: Gjithmonë kam ëndërruar një familje të plotë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2025, 11:23

Selvije ka hapur një pyetësor në Instastory, ku ka marrë një pyetje mjaft delikate nga ndjekësit.

Njëri prej tyre e ka pyetur: “A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mam, e veçanërisht për fëmijën?”.

Ajo është përgjigjur me shumë sinqeritet:

“Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.

E inshallah të kemi jetë dhe forcë t’i përballojmë sfidat.”

Me këto fjalë, Selvije ka treguar forcën dhe përkushtimin e saj si nënë e vetme, duke theksuar se pavarësisht vështirësive, prioriteti i saj mbetet mirëqenia dhe lumturia e djalit të saj, Roelit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit