Petrovski: Kemi informacione për tërheqjen e investitorëve të mëdhenj nga zonat industriale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2025, 11:14

Kryetari i Shoqatës të Burimeve Njerëzore të Maqedonisë dhe themeluesi i inkubatorit të biznesit "Stepap", Darko Petrovski, deklaroi se Evropa po përballet me një krizë të rëndë ekonomike që reflektohet drejtpërdrejt në Maqedoni.

"Recesioni nuk është vetëm në Gjermani, është më i gjerë dhe ndihet në të gjithë Evropën. Ai tashmë reflektohet në vendin tonë – kam informacion se disa nga investitorët e mëdhenj në zonat industriale po tërhiqen dhe po mbyllin kapacitetet e tyre", tha Petrovski.

Ai shtoi se tërheqja e investitorëve të lidhur me industrinë gjermane çon në një tepricë në tregun e punës, sepse me kërkesën e zvogëluar nga jashtë, kompanitë vendase mbeten pa punë.

"Është interesante që në të njëjtën kohë kompanitë thonë se nuk kanë mjaftueshëm njerëz, kjo tregon se problemi nuk është në numër, por në kualifikime", theksoi Petrovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit