MPB të premten do të shkatërrojë predha në Qendrën policore në Gjorçe Petrov

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2025, 11:13

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se të premten do të shkatërrojë predha në Qendrën policore në Gjorçe Petrov.

Njoftimi:

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 në orën 07:00 në rrethin e Qendrës policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen predha, për të cilat sipas analizës profesionale është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë qendrës policore”, kumtojnë nga Ministria.

Nga MPB shtojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të përcaktuara të sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit