Nuk vë re kamerat, i riu në Tiranë vjedh skuterin dhe largohet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.11.2025, 11:28

Një rast vjedhjeje është denoncuar pranë redaksisë sonë nga një banor i zonës së “21 Dhjetorit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:00, në pallatin pas çerdhes “Filizat”, përballë KMY-së.

Sipas denoncimit, një djalë është futur në ambientet e pallatit dhe ka vjedhur një skuter, duke u larguar me të. Pamjet e kamerave të sigurisë e kanë fiksuar qartë momentin e ngjarjes dhe fytyrën e autorit, duke e bërë të lehtë identifikimin e tij.

Denoncuesi bën apel që scooteri të kthehet në vendin ku është marrë, përndryshe rasti do t’i kalojë policisë për ndjekje ligjore.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje! Dje rreth orës 5 pasdite, në pallatin tim ka ardhur një djalë dhe më ka vjedhur skutrerin. 21 Dhjetori, pallati pas çerdhes Filizat, përballë KMY. i lutemi djalit të kthejë skuterin aty ku e mori përndryshe do ndjek procedurat policore, pasi duket shumë qartë fytyra nga kamerat dhe është i lehtë indentifikimi! Nëse dikush e njeh personin ju lutem më kontaktoni +355 69 704 1477.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit