MSH-Maqedoni: Në bashkëpunim me Bankën Botërore, të përkushtuar ndaj reformave në kujdesin shëndetësor primar dhe përmirësimit të politikave shëndetësore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2025, 11:11

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi sot një takim pune me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shaoshing Ju, ku u theksuan prioritetet e Ministrisë për avancimin e shëndetit publik, njoftojnë nga MSH.

“Ministria e Shëndetësisë është institucionalisht e mobilizuar dhe e përkushtuar ndaj reformave thelbësore të sistemit të kujdesit shëndetësor primar, duke përfshirë edhe integrimin e modelit të kujdesit afatgjatë. Këto dy segmente do të plotësohen me procesin e digjitalizimit, i cili është një komponent themelor dhe gjithëpërfshirës i reformës së sistemit shëndetësor”, deklaroi Aliu.

Nga MSH thonë se qëllimi i këtyre reformave është përmirësimi i politikave shëndetësore, rritja e qasjes në shërbime shëndetësore më afër vendbanimit të qytetarëve, si dhe forcimi i kujdesit shëndetësor parandalues.

Nga atje shtojnë se gjatë takimit u diskutua për mundësitë që Banka Botërore të sigurojë mbështetje analitike, teknike dhe financiare për realizimin e këtyre proceseve reformuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit