Këto janë dy datat kur mund të mbahen zgjedhjet, sipas Memli Krasniqit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2025, 10:58

Memli Krasniqi, u dorëhoq dje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi i përmendi edhe disa data të mundshme për zgjedhje nëse nuk arrihet të formohet qeveria e re.

“I pres në dhjetor, data e vetme nëse këta vazhdojnë me ngreh zhag afatin, sepse edhe kur ia ka dhënë presidentja edhe unë besoj që s’është dashur me dhënë, ka pasur dëshmi të mjaftueshme agonia institucionale zgjatet se ata nuk munden qeverinë se të gjithë ne ishim deklaruar zyrtarisht si parti shqiptare dhe disa prej komuniteteve që s’e votojmë. Është dashur të na çojë në zgjedhje menjëherë edhe e kishim pasur tash ndoshta datën 7 e kishte vazhduar procesi pa vonesa, po tash mbetet që nëse e ngrehin deri në ditën e fundit afatin, që zgjedhjet mund të jenë më 21 ose më 28”, deklaroi Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit