Sot në Romë po zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Në një deklaratë në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehu krenarinë për këtë ditë historike, duke theksuar se kjo mbledhje hap rrugën për 16 marrëveshje të reja që synojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonomi, kulturë dhe institucione.
Por ndërkohë që kryeministri duket shumë i motivuar në dinamikën ndërkombëtare, aty ku vendi vlon nga problemet e brendshme, qytetarët po përballen me sfida të mëdha ekonomike, papunësi e mangësi të shërbimeve publike, Rama vazhdon të jetë i mrekullueshëm për t’u admiruar nga jashtë – të paktën sipas tyre.
Takimi i nivelit të lartë pritet të përfundojë me nënshkrimin e dokumenteve që do të fuqizojnë lidhjet mes dy vendeve, duke sjellë përfitime të rëndësishme për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe duke shënuar një tjetër kapitull të suksesshëm të ‘siç duhet’ të marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin e problemeve të brendshme.