SPAK kërkon ndryshime në ligj, pasi nuk ka ku t’i ruajë kriptomonedhat e sekuestruara

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 13.11.2025, 09:19

Prokuroria e Posaçme për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) po përballet me sfida të reja në luftën kundër pastrimit të parave, pasi institucioni nuk disponon kapacitete të mjaftueshme për të mbajtur dhe menaxhuar kriptomonedhat që i janë sekuestruar organizatave kriminale. Gjatë Komisionit të Ligjeve, prokurori Vladimir Mara tha se trendi aktual tregon se grupet kriminale po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë kriptovalutat, kryesisht nga trafiku i drogës, duke bërë të nevojshme ndryshime në legjislacion.

Ndërsa në janar 2024 SPAK njoftoi rastin e parë të sekuestrimit të 10 milion kriptomonedhash që përkisnin vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ato ruhen deri më tani falë ndihmës së autoriteteve italiane. Mara thekson se portofolet digjitale kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe se pa ndërhyrje ligjore, kapacitetet aktuale nuk janë të përshtatshme për menaxhimin e tyre. Ai shtoi se SPAK nuk ka kërkuar fonde shtesë për menaxhimin e portofolëve digjitalë, duke nënvizuar që sfida është në rritje dhe kërkon zgjidhje legjislative.

Në mungesë të të ardhmës ligjore për portofolët digjitalë, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh i gatshëm të mbështesë kërkesat për fonde shtesë, duke u shprehur: “Ejani prapë nëse ju nevojiten fonde shtesë, edhe për ndërtimin e portofolit dixhital.”

Ndërkohë, në seancat parlamentare, deputeti Besfort Lamarri u shpreh i kënaqur për buxhetin e alokuar për vitin 2026 për Ministrinë e Drejtësisë. Ai tha se paratë do të shkojnë për ndërtimin e burgjeve të reja dhe për riintegrimin e të paraburgosurve në shërbimin e prove, duke ndikuar në forcimin e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit