“Sa gra ke?”, Trump batuta me presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.11.2025, 01:15

Një takim që deri pak kohë më parë do të dukej i pamundur është bërë realitet. Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, dikur një ish-komandant i Al-Qaeda-s, që ishte shpallur terrorist nga SHBA dhe për të cilin ishte vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Ky është takimi i parë zyrtar i një lideri sirian në Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946. Vizita vjen në të njëjtën kohë kur SHBA zgjati pezullimin e sanksioneve ndaj Sirisë edhe për 180 ditë të tjera.

Në internet po qarkullon një video nga momenti i takimit mes dy liderëve, ku Trump shihet duke i dhuruar Al-Sharaa një shishe parfum dhe duke ia spërkatur vetë, ndërsa thotë me humor: “Është aroma më e mirë... dhe tjetra është për gruan tënde.” Më pas, duke vijuar me batutat, Trump e pyet: “Sa gra ke?”

Në momentin që Al-Sharaa përgjigjet “një”, në sallë shpërthen e qeshura, ndërsa Trump ia kthen me batutë: “Nuk i dihet kurrë!”

Gjatë vizitës, presidenti sirian i dhuroi Trump-it disa objekte simbolike, kopje të artefakteve të lashta siriane, përfshirë, siç tha ai, “alfabetin e parë në histori, pullën e parë postare, notën e parë muzikore dhe tarifën e parë doganore”.

Trump, duke iu referuar të kaluarës së trazuar të Al-Sharaa-s, u shpreh:

“Ne të gjithë kemi pasur një të kaluar të vështirë, por ai e ka pasur shumë më të vështirë. Sinqerisht, po të mos e kishte, ndoshta nuk do të kishte mbijetuar dot.”

Ahmed al-Sharaa, 43-vjeç, mori pushtetin vitin e kaluar pasi forcat e tij islamiste rrëzuan Bashar al-Assadin në një ofensivë të befasishme që kulmoi më 8 dhjetor. Ai kërkon tashmë heqjen përfundimtare të sanksioneve amerikane ndaj Sirisë, të vendosura për shkak të akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut nga regjimi i Assadit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit