Policët “heronj” që u shpëtuan jetën 5 të rinjve të aksidentuar në Novoselë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.11.2025, 23:53

Në një mbrëmje që mund të kishte përfunduar tragjikisht, në autostradën Vlorë–Levan, në afërsi të rrethrrotullimit të Novoselës, pesë të rinj i shpëtuan vdekjes falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të guximshme të punonjësve të policisë.

Makina me të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal, duke u kthyer për disa çaste në një skenë paniku e pasigurie.

Ishte ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë që bëri diferencën mes jetës dhe vdekjes. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, efektivët shihen teksa i nxjerrin të plagosurit nga automjeti i dëmtuar, pa u menduar dy herë.

Falë reagimit të tyre profesional dhe njerëzor, pesë të rinjtë janë tashmë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës.

Në një kohë kur shpesh dëgjojmë lajme për gabime apo shkelje brenda sistemit, raste të tilla kujtojnë anën tjetër të uniformës blu, atë të sakrificës, humanizmit dhe përkushtimit ndaj jetës njerëzore.

Ky është momenti kur policia nuk shihet thjesht si forcë rendi, por si forca që mban gjallë shpresën, që zgjat dorën në sekondat vendimtare. Dhe për këtë, këta punonjës meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit